Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se dëshiron që të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës”, transmeton Anadolu.
Një ditë pasi rezultatet e zgjedhjeve të nëntorit u certifikuan nga Kongresi i SHBA-së, Trump gazetarëve në Florida u tha se “do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjiri i Amerikës”.
“Çfarë emri i bukur. Dhe, është i përshtatshëm, është i përshtatshëm. Dhe, Meksika duhet të ndalojë së lejuari miliona njerëz të derdhen në vendin tonë”, tha Trump.
Trump tha se Meksika është “me të vërtetë në telashe, shumë telashe, vend shumë i rrezikshëm”.
Ai gjithashtu u zotua se do të vendosë tarifa “shumë serioze” për Meksikën dhe Kanadanë.