Trump caktoi prokuror të përgjithshëm të SHBA kongresmenin pro-Bitcoin

Trump tha se Gaetz do të luftojë korrupsionin në Departamentin e Drejtësisë dhe ta rikthejë atë në misionin e vërtetë të luftës ndaj krimit dhe ruajtjes së demokracisë dhe kushtetutës.

Një lëvizje e cila gjeti të papërgatitur aleatë dhe kundërshtarë, presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump caktoi prokuror të përgjithshëm kongresmenin pro-kripto të shtetit të Floridas Matt Gaetz.

I shquar për mbështetjen e tij ndaj Bitcoin, caktimi i Gaetz është një sinjal se mandati i dytë i Trump do të ketë në vëmendje një axhendë pro-kripto.

Trump tha se Gaetz do të luftojë korrupsionin në Departamentin e Drejtësisë dhe ta rikthejë atë në misionin e vërtetë të luftës ndaj krimit dhe ruajtjes së demokracisë dhe kushtetutës.

Bitcoin u ngjit deri në 93,477 dollarë pas lajmit ndërsa mbarë tregu reagoi me pozitivitet përballë një frymë mbështetëse ndaj kriptomonedhave nga administrata e re.

Gaetz ka qenë një prej zërave që ka bërë thirrje që industria kripto të mos rregullohet duke thënë se agjencitë si Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë (SEC) ka tejkaluar kompetencat e saj.

Në Qershor Gaetz prezantoi një projektligj që Amerikanët të paguanin taksat e tyre në Bitcoin. Për industrinë kripto, perspektiva e thjeshtë për të pasur një prokuror të përgjithshëm pro-Bitcoin tashmë po shihet si një fitore e madhe.