Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se asnjë palestinez nuk do të dëbohet nga Rripi i Gazës, pavarësisht planeve të tij për të marrë nën kontroll enklavën bregdetare.
“Askush nuk po dëbohet,” tha Trump në një konferencë shtypi gjatë takimit me kryeministrin irlandez Micheal Martin në Shtëpinë e Bardhë.
Deklarata e tij vjen pasi ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, njoftoi krijimin e një zyre të re për “Emigracionin” për të menaxhuar zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza, një plan që sipas tij mbështetet nga administrata Trump.
Propozimi ka shkaktuar reagime të ashpra në arenën ndërkombëtare dhe është kritikuar si një formë e spastrimit etnik.