Trudeau, refugjatëve të refuzuar nga Trump: Kanadaja ju mirëpret

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka një mesazh për refugjatët që do t’i refuzojë SHBA-ja e Donald Trumpit: Kanada do t’ju marr

Trudeau ka reguar ndaj politikave të Trumpit për refugjatët dhe ka thënë se do ta diskutoj me të këtë çështje, transmeton lajmi.net

“Ata që ikin nga persekutimi, terrori e lufta, kanadezët do t’i mirëpresin. Diversiteti është fuqia jonë. Mirësevini në Kanada”, ka shkruar Trudeau.