Çmimi i Bitcoin pësoi një rënie të forta gjatë orëve të para të ditës së sotme duke u zhvlerësuar me 10 për qind.
Bitcoin ra fillimisht në 42 mijë dollar, ndërsa tani ndodhet në rreth 47 mijë dollar duke rekuperuar pak nga humbja.
Për shkak të Bitcoin ranë edhe kriptomonedhat e tjera me mesatarisht 20-25 për qind duke shkundur kështu tregun në fjalë.
Çmimi i Etherium ran ë 3 500 dollar fillimisht, kurse Solana në 180. Cardano (ADA) ra deri në 1.3 USD. Të njëjtin fat patën edhe pjesa dërrmuese e monedhave të tjera të cilësuara si “altcoins” dhe që ndikohen në mënryë të drejtpërdrejtë nga çmimi i Bitcoin.
Tregu ka filluar të rekuperohet disi pas goditjes së fortë të disa orëve më parë, por do të duhen disa ditë ndoshta që gjithçka të shkojë atje ku ishte.