Ballina Uncategorized Tronditet Tirana, vriten dy të rinj

Tronditet Tirana, vriten dy të rinj

Dy të rinj janë vrarë në dy raste të ndara në Tiranë brenda 24 orëve.

Fillimisht një 14-vjeçar u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli”. Policia ka njoftuar të martën për arrestimin e të dyshuarit.

“Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës ‘Fan Noli’, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit. Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim të Policisë.

Ndërsa gjatë mbrëmjes, një 28-vjeçar u vra me plumb në kokë dhe gjoks, sipas raportimeve në Tiranë. Siç ka shkruar “tch”, viktima është djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda Fran Prendi.

Exit mobile version