Një krim makabër e ka tronditur Italinë në orët e fundit. Gruaja e ish ragbistit të famshëm italian, Andre Benattit i ka mbytur dy fëmijët e saj qëllimisht.
Ngjarja ka ndodhur në Luzzara, qytet në veri të Italisë.
Antonella Barberi së pari e ka mbytur me jastëk vajzën e saj dy vjeçare, para se ta vras me thikë kuzhine djalin e saj, Lorenzon.
E njëjta kishte probleme psiqike dhe pas këtij akti është dërguar në spital ku po ruhet nga policia./Indeksonline/