Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin bregdetar të Durrësit, ku një shtetas është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Policia raportoi se si viktima, ashtu edhe i plagosuri janë gjetur brenda një makine tip Audi në zonën e plazhit.
Në vendngjarje janë gjetur një numër i madh gëzhojash, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në zonën e Shën Vlashit është raportuar për një makinë të djegur, që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.
Burime nga policia thonë se viktima është identifikuar me emrin Edison Harizaj, 39 vjeç nga qyteti i Vlorës, ndërsa i plagosuri, G.Ç. 33-vjeç mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se Edison Harizaj ishte person me precedentë të mëparshëm penalë, teksa dyshohej se kishte kryer një sërë krimesh kundër personit dhe ishte hetuar si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.