Disa pamje tronditëse janë publikuar së fundmi nga mediat angleze, ku shfaqet një mësuese dhe një ndihmës-mësuese teksa tërheqin zvarrë në korridoret e shkollës një fëmijë me autizëm. “Daily Mail” raporton se pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë në shkollën që ndodhet në Crestline, Ohio.
Ka qenë nëna e të miturit të dëmtuar që ka publikuar pamjet e rënda të të birit Corbin Kemele, teksa keqtrajtohet në oborrin e shkollës. Videoja është shpërndarë nga nëna McKean në rrjetet sociale, duke marrë mijëra shikime dhe reagime nga përdorues të ndryshëm.
“Ishte e gabuar mënyra se si u trajtua djali im”, citohet të ketë thënë McKean për mediat e huaja, duke lejuar gjithashtu që pamjet të shfaqen edhe në rrjetet televizive. Pas publikimit të videos mësueset janë pushuar nga puna, ndërkohë që priten masa të tjera disiplinore ndaj tyre.