Policia në Fairfax, Virxhinias e ka gjetur trupin e vdekur të një vajze 17-vjeçare muslimane, e cila u shpall e zhdukur pasi kishte dalë nga xhamia me një grup miqsh.
Menjëherë pas gjetjes së kufomës, oficerët arrestuan 22-vjeçarin Darwin Martinez Torres dhe e akuzuan atë për vrasje në lidhje me rastin.
Zyrtarët e xhamisë identifikuan vajzën me mbiemrin Nabra, por emri i saj nuk u bë i njohur.
Nabra dhe miqtë e saj po ktheheshin nga nga një pauzë nga namazet natës kur nga një makinë që po kalonte u hodh një burrë me shkop bejsbolli dhe filloi të sulmonte grupin e vajzave.
Edhe pse ishte e qartë se adoleshentët e shënjetruar ishin myslimanë, policia tha se detektivët “nuk kanë marrë asnjë indikacion se ky sulm ishte i motivuar nga urrejtja ose paragjykimi”.
Një televizion raportoi se një shkop bejsbolli u gjet në zonë, por zyrtarët e policisë nuk e konfirmonin këtë deklaratë.
I mbarë komuniteti mysliman është tronditur nga ky sulm, i cili ndodhi pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit. /MESAZHI/