Dje femjet shenuar ditet nderkombetare te tyre, per hire te se ciles pati mjaft aktivitete kudo ne bote. Te gjith biem dakord se femijet jane shtresa me e rendesishme e shoqerise, por cfare bejme ne per ta, duke qene kudoqofshin ata jane njesoj???
Videoja ne vijim sjelle 5 fakte shokuese, te mbledhura nga organizata per mbrojtjen e femijeve “Save the Children”.
- Me shume se 16.000 femije ne mbre boten vdesin para se ti mbushin 5 vjet, pasi nuk sherohen nga semundje qe kane shkaqe parandaluese dhe mjekuese.
- 15 milion femije martohen cdo vit, 4 milion prej tyre ende pa i mbushur 15 vjet.
- Femijet jane shtresa me e rrezikuar ne bote, vecanerisht ne Afrike. Nigeri eshte vendi me i keq per te rritur nje femije, ndersa Norvegjia cilesohet si e kunderta. Ndersa SHBA’te nuk ishin ne mesin e 10 vendeve me te mira per te rritur nje femije, sipas Save the Children.
- 263 milion femije nuk vijojne shkollen fare, ndersa vajzat jane me te prirura per tu privuar nga shkollimi elementar.
- 168 milion femije punojne rende ne tregun e punes. Kjo shifer eshte me e madhe se e te gjithe femijeve qe jetojne ne Europe. Femijet punojne ne industri te ndryshme, zakonisht ne pune fizike. #shperndaje /MESAZHI/