Trippieri pensionohet nga Kombëtarja e Anglisë

Futbollisti i Newcastle United, Kirean Trippier, është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar.

Pas aventurës së fundit në Euron 2024, Trippieri i ka dhënë fund aventurës me “Tre luanët”.

“Kurrë nuk e kam menduar që një djalë nga Bury do të luaj për shtetin e tij. Ishte ndjenja më e veçantë në jetën time”, u shpreh Trippieri.

Trippieri ishte një lojtar kyç i trajnerit Gareth Southgate në Euro-t dhe Botëroret e fundit, duke pasur një impakt të jashtëzakonshëm në fazën e mbrojtjes.

33-vjeçari gjatë karrierës së tij me ekipin e parë të Anglisë ka zhvilluar 54 ndeshje dhe ka shënuar një gol.