163 raste të reja dhe tri viktima janë shënuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti, ndërsa 40 pacientë janë shëruar.
Nga ky dikaster informojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 163 raste të reja me virusin korona, nga të cilat numër dyshifrorë ka në Shkup 70, 25 në Tetovë, 14 në Shtip, 11 në Gostivar.
“40 Pacientë i janë shtuar listës së të shëruarve, ndërsa tre të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën. Në vendin tonë janë 3284 raste aktive me virus korona”, thuhet në njoftim.