Ballina Lajmet Kosovë Tri tërmete brenda 24 orëve, a rrezikohet vendi nga një tërmet me...

Tri tërmete brenda 24 orëve, a rrezikohet vendi nga një tërmet me intensitet të lartë?

Brenda 24 orëve vendi u përball nga tri termet me intensitet të ulët. E kjo sipas sizmologu, Shemsi Mustafës, ka ndodhur për shkak se aktualisht ka lëvizje të pllakave të mëdha tektonike. Mustafa tregon se a mund të goditet vendi nga një tërmet me intensitet më të lartë dhe se cilat janë zonat me të rrezikuara.

Të hënën, Kosova u goditë nga dy tërmete, njëri me njëri me magnitudë 2.6 dhe tjetri 2.5 sipas shkallës së Rihterit.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC), tërmeti është ndjerë në afërsi të kufirit mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kurse në orët e vona të se dielës, një tërmet tjetër u regjistrua në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sizmologu, Shemi Mustafa ka treguar arsyet e këtyre tërmeteve.

“Pse ne u goditëm brenda këtyre dy javëve me disa tërmete është kjo arsyeja, sepse ka një lëvizje të pllakave të mëdha ku edhe në jemi në atë zonë, i përkasim asaj zone dhe u shkaktuan disa tërmete me intensitet të ulët, sic u godit Prizreni me disa tërmet dhe Kaçaniku me dy termet”, ka deklaruar ai.

Mes tjerash ai ka treguar se a pritet që vendi të goditet nga ndonjë tërmet me intensitet me të lartë.

“Kosova qëndron në aspektin sizmik në një zonë me intensitet relativisht të lartë dhe kjo tregon se edhe në të ardhmen Kosova mund të godite me termet. Kemi tri zona që mund të goditën nga tërmetet me fuqi më të madhe ose me një aktivitet më të lartë, siç është zona Istog, Pejë, Prizren, zona Ferizaj, Viti, Gjilan dhe zona Veriore e Kosovës”, tha Musafa.

E një numër i ndërtesave në vend rrezikohen nëse vendi goditet nga tërmeti me intensitet të lartë.

“Ndërtesat e vjetra: Shumë ndërtesa të ndërtuara para viteve 1980 mund të mos jenë të përshtatshme për të përballuar lëkundje të forta. Ndërtesat pa standarde: Në rastet kur ndërtimet janë bërë pa leje ose mbikëqyrje profesionale, rreziku është më i lartë. Ndërtesat shumëkatëshe të reja, por të ndërtuara me kursime: Nëse zhvilluesit kanë përdorur materiale të dobëta për të ulur kostot, ato mund të jenë të pasigurta.Ndërtesat me muraturë pa përforcime: Këto ndërtesa nuk kanë fleksibilitet për të përballuar forcat e tërmetit”, ka deklaruar arkitekt, Jahir Morina.

Ndryshe të martën në mëngjes, një termet prej 7.1 shkallë të riterit ka goditur Tibetin, ku qindra persona janë raportuar që kanë humbur jetën.

Exit mobile version