Tri tema që duhet diskutuar para se t’i thoni “PO”

Disa njerëz të cilët martohen edhe pse kanë shumë pak kohë që njihen shprehen se ndonjëherë thjesht ndodh. Por shprehja “dashuria nuk mjafton”, është ajo e cila del në pah më vonë.

Por për të pasur një martesë të fortë, fillimisht duhet të bini dakort për tre gjëra me bashkëroshtin/en  respektiv.

  1. Fillimisht duhet të bini dakord për fëmijët

Është shumë e rëndësishme që të dakordoheni se kur duhet të keni pasardhës, dhe sa pasardhës janë pjesë e planeve tuaja. Duhet diskutuar këtë pjesë pasi më vonë mund të kthehet në një problem serioz.

2. Prioritetet financiare janë një tjetër temë e cila duhet sqaruar

Duhet të jeni në një mendje për mënyrën se si do i shpenzoni të ardhurat tuaja. Në periudhën e mjaltit ndoshta nuk vihet re kjo çështje, sepse jeni shumë të zënë duke i bërë qejfin njëri-tjetrit, por pasi përfundon ky pushim, ju mund të përballeni me një problem shumë të madh.

Karriera është një tjetër faktor i cili duhet diskutuar

Sa kohë kaloni në punë, çfarë prioriteti ka për ju dhe gjëra si këto duhet të diskutohen përpara hapit të madh. Nëse nuk i diskutoni, mund të rezultojë pas martese që shumë gjëra tuajat nuk përputhen dhe kjo mund t’ju pengojë lumturinë.