Disa njerëz të cilët martohen edhe pse kanë shumë pak kohë që njihen shprehen se ndonjëherë thjesht ndodh. Por shprehja “dashuria nuk mjafton”, është ajo e cila del në pah më vonë.
Por për të pasur një martesë të fortë, fillimisht duhet të bini dakort për tre gjëra me bashkëroshtin/en respektiv.
- Fillimisht duhet të bini dakord për fëmijët
Është shumë e rëndësishme që të dakordoheni se kur duhet të keni pasardhës, dhe sa pasardhës janë pjesë e planeve tuaja. Duhet diskutuar këtë pjesë pasi më vonë mund të kthehet në një problem serioz.
2. Prioritetet financiare janë një tjetër temë e cila duhet sqaruar
Duhet të jeni në një mendje për mënyrën se si do i shpenzoni të ardhurat tuaja. Në periudhën e mjaltit ndoshta nuk vihet re kjo çështje, sepse jeni shumë të zënë duke i bërë qejfin njëri-tjetrit, por pasi përfundon ky pushim, ju mund të përballeni me një problem shumë të madh.
Karriera është një tjetër faktor i cili duhet diskutuar
Sa kohë kaloni në punë, çfarë prioriteti ka për ju dhe gjëra si këto duhet të diskutohen përpara hapit të madh. Nëse nuk i diskutoni, mund të rezultojë pas martese që shumë gjëra tuajat nuk përputhen dhe kjo mund t’ju pengojë lumturinë.