Tri raste të reja të dyshuar me koronavirus po trajtohen në QKUK

Tre raste të reja të dyshuar për virusin koronavirus janë shtrirë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Sipas informatave nga ky institucion njëri nga të dyshuarit është edhe një shtetas kinez, 28 vjeçar i cili ka ardhur në Kosovë më 2 shkurt 2020.

Lajmin e kanë konfirmuar nga QKUK-ja.

Të njëjtëve u janë marrë mostrat për analiza.

 “Një shtetas kinez 28-vjeçar, një femër 27-vjeçare studente në afërsi të Romës në Piaqenza dhe një burrë 39-vjeçar i punësuar në Milano, u janë marr mostrat dhe pritet rezultati i analizave”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për IndeksOnline.

Ndryshe, edhe gjatë ditës së djeshme në QKUK kanë qenë tre të dyshuar për koronavirus por analizat kanë dal negative./