Kafjalli është shujta më e rëndësishme e ditës.
Nëse mendoni se, duke mos ngrënë kafjall, do ta keni më lehtë humbjen e kileve të tepërta, atëherë e keni gabim. Kafjalli i shëndetshëm e nxitë metabolizmin. Ja disa shembuj të një kafjalli të tillë: Flluskat e tërshërës -të paëmbëltuara, janë ideale për fillimin e ditës. Ato do t’ju mbajnë të ngopur deri në drekë, e janë plot me fibra dhe proteina. Dy lugë flluska të tërshërës i përvëloni me 1 decilitër ujë, i leni që të qëndrojnë rreth 1 minutë, e shtoni një banane të tërë dhe një jogurt dhe kafjallin e përkryer e keni para vete.
‘Smoothie’ -është mënyrë e mrekullueshme për fillimin e shëndetshëm të ditës. Me anë të një pijeje të vetme organizmit tuaj i siguroni vitamina dhe materie ushqyese në një mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë. Qitni në bluarës një banane, një grusht spinaq, 2 dcl qumësht bajamesh, 1 lugë fara të lirit, përzieni dhe pini këtë pije për ta filluar ditën me të. Vezët -janë burim i pasur i proteinave dhe njëra ndër mënyrat më të mira të fillimit të ditës. Vezët përmbajnë yndyra të shëndetshme. Përgatitni omëletë nga vezët, avokado, specat dhe domatet dhe kënaquni pa pasur frikë se do të shtoni në peshë.