Apple së fundmi ka festuar dhjetëvjetorin e themelimit të iPhone duke lansuar celularin e ri iPhone X, i cili vjen me një dizajn elegant, posedon mbushës Wireless, ekran TrueTone OLED dhe shumë karakteristika tjera.
iPhone X – produkti i fundit nga gjiganti ‘Apple’
Në anën tjetër, produkti më i mirë i Samsung-ut deri më tani, Galaxy Note 8, ka një dizajn thuajse të njëjtë me atë të serive S8, dhe pa dyshim se duket tejet magjepsës.
Samsung Galaxy Note 8
Galaxy Note 8 ka një ekran AMOLED me madhësi prej 6.3 inç, dy kamera dhe opsione të shumta.
Përveç faktit se Galaxy Note 8 kushton më lirë se iPhone X, produkti i Samsung-ut gjithashtu përmban edhe një set karakteristikash, të cilat iPhone X nuk i posedon:
Opsionin ‘Fingerprint’ / skanimin ‘Iris’
iPhone X vjen me teknologjinë ‘Face ID’ – pra aftësinë për ta hapur celularin përmes pamjes së fytyrës.
Por i gjithë ky revolucion vjen me një çmim – ‘Touch ID’, i cili ka qenë pjesë e celularëve të Apple qysh nga prezantimi i iPhone 5S në vitin 2013, tani është zhdukur në iPhone X.
Lokacioni i teknologjisë ‘Fingerprint’ në Galaxy Note 8
Thashethemet thonë se Apple e ka larguar opsionin ‘Fingerprint’, pasi që kompania ka dështuar ta fut senzorin e ‘Fingerprint-it’ nën ekranin e celularit.
Në anën tjetër, Galaxy Note 8 jo vetëm që ka ‘Fingerprint’ (kritikat thonë se lokacioni i këtij opsioni është i tmerrshëm), celulari gjithashtu vjen edhe me skanimin ‘Iris’, i cili ju mundëson ta hapni celularin vetëm me sy apo fytyrë.
Të gjitha teknologjitë mund të ndërlidhen me njëra-tjetrën.
Skaneri ‘Iris’ në Samsung Galaxy Note 8
Përkthimet brenda sekondave
Lapsin ‘S Pen’ mund ta përdorni për të përkthyer tekste brenda sekondave. Krejt çfarë duhet të bëni, është ta selektoni tekstin të cilin dëshironi ta përktheni, dhe me ndihmën e S-Pen do ta shihni se teksti është përkthyer.
Përkthimi brenda sekonde i teksteve me ndihmën e S-Pen në Galaxy Note 8
Truqet e mrekullueshme me kamerën e dyfishtë
Është fakt se Samsung-u është vonuar pak me ‘lojën’ e kamerës së dyfishtë. Megjithatë, Samsung këtë vonesë e ka shpaguar me disa karakteristika të mrekullueshme.
Kamera e dyfishtë e Galaxy Note 8 vjen me dy karakteristika të lezetshme, të cilat quhen ‘Live Focus’ dhe ‘Dual Capture’.
E para ju mundëson ta rregulloni thellësinë e fushës përderisa keni një parapamje të fotografisë, e kjo edhe pasi ta keni shkrepur fotografinë.
Opsioni ‘Live Focus’
Ndërsa ‘Dual Capture’ është tejet unike dhe mund ta përdorni gjithmonë, sepse ju mundëson të shkrepni fotografi duke i përdorur njëkohësisht edhe këndin e gjerë edhe lensin telefoto.
Pasi ta keni shkrepur fotografinë, ju thjesht mund të zgjidhni cilën foto dëshironi ta ruani.
Përveç këtyre tri gjërave, iPhone X i mungon edhe identifikimi i dorëshkrimit, karakteristika e të pasurit ‘Memo’ në ekran, etj./Mesazhi/