Studimet zbulojnë se pirja e çdoditshme e së paku tri gotave çaj të zi në ditë, e ul tensionin e gjakut për dy deri në tri milimetra në zhivë si dhe e ruan shëndetin e zemrës.
Tre filxhanë të çajit të zi në ditë ulin shtypjen e gjakut, kanë treguar hulumtimet austriake të bëra te njerëzit e moshës prej 35 deri në 75 vjeç, publikon Daily Mail.
Grupi i parë i vullnetarëve gjatë 6 muajve çdo ditë kanë pirë tre filxhanë çaj të zi, ndërsa grupi tjetër kanë pirë placebo. Ata që kanë pirë çaj, kanë pasur ulje të tensionit për dy deri në tri milimetra në zhivë, dëshmojnë hulumtimet.
Besojmë se këto rezultate do të rezultonin tek ata që vuajnë nga hipertensioni dhe sëmundja e zemrës për 10 për qind – thotë udhëheqësi i hulumtimeve, Dr. Hodgson.
Çaji është pija e dytë më e popullarizuar në botë, menjëherë pas ujit. Çaji është i pasur me polifenol dhe me antioksidues, që e ngadalësojnë rritjen e qelizave të kancerit.
Hulumtimet e mëhershme të Universitetit të Harvardit kanë treguar se çaji e përmirëson imunitetin./Mesazhi/