Ka shumë informacione të ndryshme rreth vaksinave.
1. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Çdo vaksinë e licencuar testohet rreptësisht para se të përdoret. Ato rivlerëohen dhe monitorohen vazhdimisht për efektet anësore.
2. Vaksinat parandalojnë sëmundjet vdekjeprurëse. Mosvaksinimi i bën fëmijët dhe të moshuarit më të prekshëm nga sëmundjet, ndërlikimet e madje edhe nga vdekja.
3. Vaksinat sigurojnë një imunitet më të mirë se infeksionet. Përgjigjja imunitare ndaj vaksinave është e ngjashme me përgjigjen natyrale ndaj infeksioneve, vetëm se shumë herë është më pak e dëmshme.
Nëse do të ndërprisnim vaksinimin, sëmundjet do të rishfaqeshin.