Tri gjenocidet të cilat i fshiu Perëndimi (Video)

Është fat i keq që ne cdo ditë jemi dëshmitarë të gjenocideve që ndodhin ndaj civilëve anembanë botës. Mbarë myslimanët janë shokuar me pamjet e fundit të gjenocidit në Burma, ashtu si ndaj luftërave civile dhe shkatërrimeve të ngjashme në botë.

Në shekullin 21 është mjaft probematike të fshihen faktet, pasi prania e satelitëve, mediave dhe më së tepërmi rrjeteve sociale e dokumenton cdo lëvizje.

Por para se të ishin këto mjete të shperndarjes së informacioneve, bota u trondit disa herë nga krime të pashpirta.

Këto janë tri masakrat më të mëdha e që asnjëherë nuk përmenden nga bota perëndimore.

– Masakra e Mbretit Leopold II – i cili sot ka përmendore në mes të Belgjikës. Ai ka vrarë rreth 10 milion njerëz të pafajshëm gjatë sundimit të tij. Asnjëherë nuk është folur për krimet e tij monstruoze. Gjenocidi nën sundimin e tij është fshirë nga historia perëndimore, por populli në Kongo nuk i harron asnjëherë krimet e tij.

– Krimet e Josef Stalinit, i njohur ndryshe si Holodomor. Për vetëm dy vite Stalini kishte shkaktuar uri ne masë të madhe të popullsisë në Ukrainë si dhe ekzekutime në masë. 7.5 milion njerëz gjetën vdekjen nga krimet e kryera nga pushteti i Stalinit. Megjithatë, ai mbetej aleat i Fuqive të mëdha. 1/3 e viktimave ishin fëmijë.

– Famkeqi Mao Ce Dun sundoi nga viti 1949-1976. Fushata e tij cnjerëzore për ta “avansuar” Kinën e quajtur “Hapi i madh përpara”, mori jetën e gjithsej 45 milion njerëzve, për vetëm 4 vite. Shtuar kësaj edhe miliona të tjerëve të vdekur nga sëmundjet dhe uria. Pa e lavdëruar Mao’n nuk e la edhe David Rockefeller, i cili e duartrokiti gjenocidin e tij dhe e përshkruajti si ekperimentin social më të rëndësishëm në historinë njerëzore.

/MESAZHI/