Për shkak se Projektligji për Trepçën do të hidhet sot në votim në Kuvend është paralajmëruar mbajtja e një takimi urgjent të përbashkët të përfaqësueve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Seanca do të fillojë në orën 10:00 në komunën e Zveçanit në rendin e ditës do të jetë vetëm një pikë – situata politike dhe e sigurisë, dhe arsyeja është miratimi i projektligjit për Trepçën nga ana e qeverisë së Kosovës.
Përfaqësuesit e qeverisë serbe, serbët e e Kosovës dhe menaxhmenti serbë i Trepçës në veri të Kosovës besojnë se projektligji për gjigantin metalurgjik, 80 për qind të aksioneve të Trepçës i lë në kompetencë të Qeverisë së Kosovës.
Për shkak të këtij projektligji punëtorët serbë të kombinatit për dy ditë kanë bllokuar rrugën kryesore Rashkë-Prishtinë në Rudarë afër Zveçanit.
Në të njëjtin vend sot në mesditë pritet të mbahet protestë e njëjtë e cila do t`i bëjë bashkë qytetarët nga katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.