Klubi basketbollistik Trepça ka shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në FIBA Europe Cup.
”Minatorët” sonte ka mposhtur me rezultat 77:67 skuadrës estoneze, Parnun, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në FIBA Europe Cup.
Jordy Tshimanga ishte më i miri te Trepça, me 14 pikë e 12 kërcime.
Me këtë fitore, Trepça renditet në vendin e parë në grup, pasi mbrëmë ka mposhtur edhe skuadrën e Tindastollin.