Skuadra e Trepçës ’89 ka arritur fitoren e radhës në xhiron e nëntë të Super Ligës së Kosovës.
Mitrovicasit ia shkaktuan humbjen e parë Prishtinës me rezultat 2-0.
Dy golat e ndeshjes i shënoi sulmuesi, John John i cili po kalon në formë të shkëlqyer me skuadrën e Trepçës ’89.
Me këtë fitore skuadra nga Mitrovica mbetet në pozitën e parë me 24 pikë, ndërsa Prishtina mbetet me 20 në pozitën e dytë.