Trepça ’89 është mposhtur nga Vikingur në ndeshjen e parë kualifikuese për në Ligën e Kampionëve.
Skuadra kosovare ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme edhe për kundër rezultatit negativ.
Golin e parë në histori të Ligës së Kampionëve për një klub kosovar e shënoi Fiton Hajdari në minutën e 39-të.
Ndeshja kthyese luhet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë javën e ardhshme dhe Trepça 89 mund të kualifikohet me një fitore 1-0.