Ballina Sport Futboll Trepça ’89 fiton, Hajvalia pëson

Trepça ’89 fiton, Hajvalia pëson

Trepça ’89 ka startuar me pikët e plota në javën e parë të Vala Superliga e Kosovës në futboll, duke mundur Gjilanin midis Gjilanit, me rezultat 2-1, shkruan Sporti24.com.

Nigeriani John ka shënuar golin e epërsisë për ‘minatorët’ në minutën e 28-të, ndërkaq, Isa Eminhaziri në minutën e 74-të barazoi rezultatin në 1-1 nga penalltia, mirëpo, ‘minatorët’ nuk u ndalën dhe golin e fitores e arritën më anë të Muharrem Sahitit.

Fitore bindëse ka shënuar Ferizaj që në shtëpinë e tyre deklasuan Hajvalinë, me rezultat 4-0, më katërgolëshin e Shkëmbim Salihut.

Trepikëshin e plotë në xhiron e parë e arriti edhe Drita, e cila në ‘Adem Jashari’ mundi Trepçën me golin e rezervistit Leotrim Kryeziu.

Exit mobile version