Trepça ’89 është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi ka pësuar humbje edhe në shtëpi nga Vikungu i Ishujve Faroe me rezultat 4-1.
‘Minatorët’ e nisën mirë takimin ku rrezikuan disa herë, por më shumë të koncentruar në lojë individuale.
Florent Hasani e Fiton Hajdari provuan me goditje nga distanca, por që nuk qëlluan cakun.
Rastin më të mirë e kisthe Blerand Kurtishaj i cili mori një asistim të bukur nga Argjend Mustafa, por nga afërsia qëlloi vetëm trupin e portierit.
Kurtishaj u bë protagonist për të keqe në këtë takim, pasi brenda dy minutave mori dy kartonë të verdhë. Ishin minutat 31 dhe 33 ku Kurtishaj u ndëshkua prej faulimeve të panevojshme larg portës së vet.
Vikinguri që u mbrojt mjaftë disiplinuar deri në ato momente, mori iniciativën.
Nuk vonoi shumë ku në minutën e 37-të Sorin Vasili Anghel që përfitoi nga një vendosje e keqe e mbrojtjes dhe shënoi për 1-0.
Por nuk u mbyll me kaq. Përsëri mbrojtja gabon dhe Islami shënon në portën e tij.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë 89-shi u mundua të reagojë, por një top i larguar nga Ilir Izmaku u ndal te këmbët e Gunnar Vatnhamar, i cili me një goditje të bukur shënoi për 3-0.
Mbrojtja e 89-shit tani ishte shthurur dhe ishullorë depërtonin pa problem.
Hans Lervig ishte ai që u shënua nga listën e realizatorëve pas një aksioni të bukur të Vikingur.
Mitrovicasit për herë të parë aplikuan lojën e tyre në minutën e 60-të, ku Florent Hasani shënoi gol të bukur për 4-1 pas një pasimi të bukur nga Maloku.
Deri në fund të dy skuadrat kishin rastet e tyre, por që nuk u shënuan më gola
Trepça ’89 eliminohet nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6-2.