Një tren bën vetëm dy ndalesa, një kur një nxënëse e shkollës së mesme shkon në shkollë dhe një tjetër kur ajo kthehet.
Për vite të tëra, treni në stacionin Kami-Shirataki në Japoni ndalet vetëm për një nxënëse, nxënësekjo e cila udhëton çdo ditë për në shkollë.
Treni ndalet vetëm dy herë në ditë në këtë stacion njëherë për ta marrë vajzën nga aty dhe herën tjetër për ta lënë atë përsëri aty kur shkolla të përfundojë.
Duket si një film i dhimbshëm, por sipas CCTV Neës, ky ishte një vendim që Hekurudhat Japoneze e morën më shumë se tri vite më parë.
Ata dëshiruan që ta mbyllin këtë stacion për shkak të mungesës së njerëzve, por më pas panë se treni po përdorej nga një vajzë për të shkuar në shkollë.
Kështu, ata vendosën që ta mbajnë stacionin të hapur derisa ajo ta përfundojë shkollën.
Kompania madje ka rregulluar orarin e ardhjes së trenit sipas kohës që ajo dëshiroi.
Vajza e panjohur pritet që të diplomohet në 26 mars, dhe atëherë ky stacion do të mbyllet përgjithmonë.
Sipas njoftimeve, Kana Harada, e cila është ndër 40 banorët e fshatit Shirataki, është i vetmi person që të hip në tren special në orën 7:04 dhe kthehet në mbrëmje në orën 5:08, përcjell albeu.com.
Sipas faqes së Facebook-ut të CCTV, stacioni ka një afat kohor unik që mban në mend detajet e udhëtimit të Kana-s.
Kjo përpjekje e bukur nga Japonia është mjaft shembull për një vend si India ku është një luftë për vajzat, të cilat nuk shkollohen dhe martohen në moshë fare të re. /albeu.com/