Muhamedi a.s. ka thene: “Njerezit me te urryer qe nuk i dua dhe qe kane me qene me se largu nga une ne Diten e Gjykimit, jane njerezit qe nuk kane moral dhe njerezit qe flasin shume, llomotitin shume”. Shume interesant, morali i ulet barazohet me llomotitjen!
Vertete jemi deshmitare qe njerezit sot vetem llomotitin e blujne pa asnje agjende, pa objektiv, pa prioritet, pa itinerar, pa kompetence, thjeshte vetem “duhet” te flasin dhe llomotitin diqka. Llomotitje kudo, ne kafeteri, ne rruge, ne zyre, sidomos ne televizione dhe llomotitja me e bezdishme dhe ma e ulet, pa dyshim behet ne facebook. Jemi bere shoqeri e mbushur me lloj lloj “eksperta”, plagjiate, kusar…. Se lune topi ate fjalen qe thojshin: gjitholog = kurgjolog.
Çka ti bjen n’men fole. Krejt gjuhen e ekspozon para trurit. Krejt e kunderta me njerezit qe e kane trunin me te madh se gjuhen, qe kane dituri te thella e qe flasin pak.
Hz.Aliu ka thene: “Kur pakesohet dituria shtohet te folurit”.
Thojshin perpara, tren pa asnje itinerar.
Hasan el Basriu njehere kishte degjuar disa njerez duke bere debate te gjata dhe te parendesishme, dhe kishte thene: “Keta jane njerez qe jane lodhur prej puneve te mira, nga adhurimi i Zotit, nga punet e dobishme, jane badihavxhinje, prandaj e kane lehte te flasin shume dhe te llomotitin, sepse devotshmeria e tyre ka ra ne shkalle te ulet”.
Françezet e kane nje fjale te urte: “Nese deshiron te behesh i merzitshem fole çka te din”.
P.s.Shume me kishte interesuar mendimi i ndonje psikologu edhe per njerezit qe e fotografojne vehten shpesh dhe postojne ne fb, ne stilin “qe une ktu, qe une ktu”, me i pyte: a eshte çrregullim i thelle narcisoid, a kane naj kompleks te Guliverit, a te Don Kishotit, a te njeriut te parealizuar, a te konsumuar, a te njeriut qe vuan nga kompleksi për pjesën tjetër të jetës së tij… a çka eshte puna e tyre?
Mr.sci. Saad Riza Gashi