Treni godet për vdekje dy vëllezër nga Deçani në Gjermani

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në FB ka shkruar rreth rastit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bruckberg afër Munchenit, ku humbën jetën dy vëllezër kosovarë.

Viktimat janë nga Deçani, derisa u goditen nga treni.

Ky është postimi i Ramosajt:

Deçani është tronditur rëndë nga tragjedia që ndodhi sot në Bruckberg afër Münchenit të Gjermanisë me ç’rast humbën jetën dy vëllezërit Arifaj njëri në moshën 13-vjeçare dhe tjetri në moshën 17-vjeçare.

Për Deçanin dhe qytetarët e Deçanit është rast i rëndë dhe ditë zie tejet pikëlliese tragjedia që i ndodhi familjes Arifaj nga Ratishi i Epër i kësaj komune.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për këtë rast tejet të rëndë!