Tregu evropian i automjeteve shënon rënie

Tregu i automjeteve të pasagjerëve në Bashkimin Evropian u tkurr me 38.1 për qind në gjysmën e parë të vitit 2020 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur sot Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Regjistrimet e automjeteve në të gjithë bllokun 27 anëtarësh ishin 4.28 milionë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, nga 6.9 milionë në gjysmën e parë të vitit 2019, tha ACEA në një raport.

Më tej thuhet se të gjitha 27 vendet anëtare shënuan rënie nga 20 për qind deri në 55 për qind.

Kroacia shënoi uljen më të madhe me 54.4 për qind, Spanja 50.9 për qind, e pasuar nga Portugalia me 49.6 për qind.

BE-ja është tregu kryesor i eksportit të automjeteve për Turqinë, ku operojnë prodhuesit kryesorë ndërkombëtarë të automjeteve si Ford, Honda, Hyundai, Mercedes, Renault dhe Toyota.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Shpërndarësve të Automjeteve (ODD), tregu i automjeteve në Turqi shënoi rritje prej 30.2 për qind në shitjet e makinave në 203.595 njësi në gjysmën e parë të vitit.