Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tregjet aziatike bien përtokë, Trumpi thotë se “nganjëherë duhet marrë ilaçe”

Tregjet aziatike bien përtokë, Trumpi thotë se “nganjëherë duhet marrë ilaçe”

Tregjet aziatike kanë pësuar rënie drastike në vlerë, pasi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump kanë shkaktuar valë shkundjeje në të gjithë botën.

“Nikkei 225” i Japonisë pësoi rënie prej 6.5 për qind, “Shanghai Composite” prej 6.4 dhe “Hang Seng” i Hong-Kongut prej më shumë se 10 për qind.

Siç ka shkruar BBC, kjo ka qenë një prej rënieve më të rrepta që ka ndodhur në 20 vjetët e fundit.

Më herët, edhe tregjet amerikane pësuan rënie.

E tek e ka mbrojtur vendimin e tij, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër kur është pyetur për rënien e tregjeve të aksioneve.

“Nuk dua që të bjerë asgjë. Por nganjëherë duhet të merrni medikamente për të përmirësuar diçka”, ka thënë ai në Washington DC para gazetarëve.

Javën e shkuar Trumpi u vendosi tarifa importeve nga të gjitha vendet që kanë tarifa ndaj produkteve amerikane. Që nga ajo ditë, mbi 50 shtete kanë kërkuar bisedime tregtare me SHBA-në.

Exit mobile version