Nga: Rijad Imeri
Një gomar ishte i lidhur për një peme
Erdhi shejtani dhe e zgjidhi litarin e tij
Hyri gomari në kopshtin e komshiut dhe filloi me ngrënë çdo gjë që gjente para vetes
Kur e pa gruaja e pronarit të kopshtit gomarin dhe të bëmat e tij e mori pushkën dhe e mbyti gomarin
e dëgjoi pronari i gomarit krismën e pushkës së komshiut, kur iu afrua kopshtit e pa gomarin e tij të mbytur, u hidhërua aq shumë sa që nxori pistoletën e tij dhe e qëlloi për vdekje gruan e komshiut.
Në ato momente u kthye komshiu në shtëpi dhe e pa gruan e tij që i merrte frymëmarrjet e fundit dhe bënte me shenjë ka shtëpia e pronarit të gomarit…
E mori pushkën dhe me të shpejt shkoi në shtëpinë e pronarit të gomarit të cilit ia shkrepi disa plumba në gjoks
Dëgjoi fisi i pronarit të gomarit krismat te i afërmi i tyre dhe menjëherë i kapën armët, në anën tjetër komshiu vrapoi dhe e mobilizoi fisin e tij dhe filloi lufta në mes këtyre dy fiseve në të cilën u mbytën më shumë se gjysma e pjesëtarëve të secilit fis…
U pyet shejtani: a nuk e sheh se çfarë bëre?
U përgjigj: asgjë nuk bëra….unë vetëm e lirova gomarin!!
_____________________________________________
*Urtësia e tregimit: Nëse doni ta shkatërroni një vend, vetëm lironi gomarët e atij vendi.