Tregim këshillues: Të gjithë neve na lidh diçka

Një ditë, përmes një çarje në mur, miu shikoi fshtarin dhe gruan e tij duke hapur një kuti.
A thua çka mund të ketë në të? Mendoi ai.

 

Kur pa se nga kutia doli një kurthë minjsh, u tmerrua dhe menjëher vrapoi në oborr për t’i paralajmëruar të tjerët: “Në shtëpi gjendet një kurthë minjsh! Në shtëpi gjendet një kurthë minjsh!” bërtiste pa ndërprerë.
Pula e dëgjoi, hapi krahët, ngreu kokën dhe tha: “zotri mi, ky është një problem serioz për ty, por për mua nuk kurrfar pasoja. Kurthi i minjve mua nuk më bën dëm.”
Miu u kthye nga dhia dhe bërtiti: “Në shtëpi gjendet një kurthë minjsh! “Në shtëpi gjendet një kurthë minjsh!”
Edhe dhisë i erdhi keq dhe tha: “Më vjen shumë keq, zotëri mi, por nuk mund të bëj asgjë, vetëmse të lutem për ty.”
Pastaj miu vrapoi drejt lopës duke bërtitur: “Në shtëpi gjendet një kurthë minjsh! “Në shtëpi gjendet një kurthë minjsh!”
Lopa tha: “Oh, zotëri Mi, më vjen keq për ty, por kjo mua nuk më intereson fare.”
Kështu miu u kthye kokë ulur në shtëpi për t’u përballur i vetëm me kurthin e minjve.
Atë natë, në shtëpi u dëgjua zhurma e kurthit. Gruaja e fshatarit nxitoi të shikon se çfarë u kap në kurth. Në errësirën e natës nuk pa se në të ishte një gjarpër helmues, bisht i të cilit ishte kapur në kurth. Gjarpri e kafshoi gruan e fshatarit, ajo menjëherë u dërgua në spital, por në shtëpi u kthye me ethe.
Dihet se ethet trajtohen me supë pule të freskët, kështu që fshatari shkoi me sëpatë në oborr dhe e preu pulën.
Sëmundja e gruas mori përmasa më të mëdha, miqtë dhe fqinjët erdhën që ta vizitojnë. Për t’i ushqyer ata, fshatari preu dhinë.
Gjendja e grus së fshatarit u përkeqësua, dhe për fat të keq ajo vdiq.
Një numër i madh i njerëzve erdhën në funeral, dhe fermeri u detyrua ta prenë lopën që të sigurojë ushqim të mjaftueshëm.
Të gjitha këto, miu i trishtuar i shikoi përmes çarjes në mur.

Lexues të nderuar, kur të dëgjoni se dikush është duke u përballur me një problem dhe mendoni se kjo nuk ka të bëjë me ju, mbani në mend se kur njëri prej nesh rrezikohet, të gjithë jemi në rrezik.
Ne të gjithë jemi të përfshirë në këtë udhëtim të quajtur “jetë”. Ne duhet të kujdesemi për njëri -tjetrin dhe të bëjmë përpjekje shtesë për të inkurajuar njëri – tjetrin. Ndoshta nuk kemi lidhje gjaku, ndoshta nuk jemi as miq, por të gjithë ne na lidhë humaniteti.

Shembulli i besimtarëve për dashurinë e tyre reciproke dhe mëshirën e ndërsjellë është sikurse shembulli i një trupi të vetëm: nëse vetëm një organ ankohet, atëherë edhe organet tjera nuk janë të qeta”. /islamgjakova