Tregim inspirues: Profesori dhe gota e ujit

Një ditë profesori derisa studentëve të tij po u jepte një leksion mbi kontrollin e stresit, mori një gotë me ujë dhe i pyeti:

“Sa mendoni se peshon gota e ujit që po mbaj në dorë.”

“200 gramë” tha një student.

“300 gramë” bërtiti një tjetër.

Profesori shikoi në drejtim të tyre dhe tha: “Në fakt, nuk kemi se si ta dimë peshën e saktë, nëse nuk e peshojmë gotën”.

Pastaj, ai i pyeti: “Imagjinoni sikur unë ta mbaj disa minuta në dorë këtë gotë. Çfarë mendoni se do të ndodhë?”

“Asgjë”, – u përgjigjën thuajse njëzëri studentët.

“Po sikur unë ta mbaja këtë gotë në dorë për disa orë?”, – vazhdoi me pyetjet e tij profesori.

“Epo ndoshta krahu juaj do të niste t’ju lodhej dhe t’ju dhimbte”, – u përgjigj njëri nga studentët.

“Po sikur ta mbaja për 24 orë?” – pyeti sërish profesori.

“Krahu juaj do të paralizohej, ose do të ishit në dhimbje të madhe”, – ia ktheu po i njëjti student.

“Gjatë gjithë kohës pesha e shishes me ujë nuk ndryshoi. Ajo që ndryshoi, ishte thjesht koha se sa do ta mbaja unë në dorë. Stresi dhe shqetësimet në jetë janë si kjo gotë me ujë. Mendoni pak për to dhe asgjë nuk do të ndodhë. Por, nëse mendoni për to pak më gjatë, do të filloni të ndjeni dhimbje. Nëse mendoni për to gjithë ditën, do të ndiheni të paralizuar, të paaftë për të bërë asgjë. Mos harroni, ju duhet të mësoni kur ta lëshoni gotën.” – tha profesori. /islamgjakova