Ballina Lajmet Tre të vrarë dhe një i plagosur në Shqipëri

Tre të vrarë dhe një i plagosur në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Memaliaj pak para mesnatës së kësaj të diele.

Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër i plagosur, në rrethana ende të paqarta.

Policia e Gjirokastrës ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar zonën e krimit.

Në detajet e para thuhet se viktimat janë Shyqyri Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela.

Ende nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja e rëndë që tronditi Memaliajn.

Exit mobile version