Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tre studentë mysliman donin të takoheshin me një ligjvënës, atyre u jepet...

Tre studentë mysliman donin të takoheshin me një ligjvënës, atyre u jepet një pyetësor skandaloz!

Tre studentë amerikan kanë dalur me video dhe fakte lidhur me një diskriminim dhe reagim islamofob ndaj tyre, kur ata po kërkonin të takoheshin me ligjvënësin nga Oklahoma, John Bennett.

Ata mbetën gojëhapur kur në vend se të konfirmohej takimi, atyre iu dha një pyetësor për ta mbushur, përpara se t’u mundësohej të takoheshin me Bennet.

Pyetësori ishte i mbushur me pyetje paragjykuese dhe islamofobe, dhe njëra ndër pyetjet më budallaqe në mesin e të tjerave ishte: “A e rrahni gruan tuaj në bazë ditore”.

Pyetjet tjera përfshinin pyetje lidhur me sheriatin, intepretime totalisht të gabuara të dispozitave islame, dhe pyetje të tipit investigativ-policor.

Por ligjvënësi Bennet nuk është i panjohur për skandale të tilla. Edhe në vitin 2014, ai i quajti myslimanët amerikan si “kanceri i shoqerisë, që duhej larguar”, deklaratë për të cilën refuzoi të kërkoj falje. /MESAZHI/

Exit mobile version