Tre pacientë me koronavirus në gjendje të rënduar në QKUK

3 pacientë të infektuar me koronavirus që po trajtohen në Klinikën Infektive janë në gjendje të rënduar.

Ndërsa 5 janë në gjendje stabile, shkruan IndeksOnline.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo klinikë.

Njoftimi:

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 21/05/2020, janë të hospitalizuar 11 pacientë.

Prej tyre, të sëmurë me Covid-19 janë 8 pacientë.

Nga 8 raste të infektuar me Covid -19:

• 5 pacientë janë në gjendje stabile;

• 1 pacientë është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe;

• 2 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (njëri në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tjetri në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

Sot lirohet 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin për Covid -19 si dhe për 2 raste priten rezultatet.