Pronari i rrjetit të marketeve, ETC, Ramiz Kelmendi ka reaguar pas djegies së objektit të ETC-së në Suharekë.
Kelmendi në një postim në Facebook, ka njoftuar se dëme në njerëz nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë mbi 3 milionë euro.
Ai ka thënë se mbetet me shpresë që organet e rendit dhe sigurisë të merren më këto raste, pasi është hera e tretë që po përsëritet e njëjta situatë me marketet e tij.
“Kam një pikëpyetje se si të mbrohem nga këto dëme në vazhdimësi, si ti përballoi emocionalisht si personale ashtu edhe në familje”, ka shkruar Kelmendi.