Tre mijë e 534 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në Kosovë janë aktive 3.534 raste me COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga 13 marsi kur janë shfaqur rastet e para është 12,337, transmeton Klan Kosova.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëjnë të ditur se deri tani kanë qenë 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Numri total i vdekjeve nga kjo pandemi ka shkuar në 457 njerëz. Ndërsa numri të shëruarve është gjithsej 8.346 raste.

Gjatë ditës së djeshme në vend janë shfaqur 169 raste pozitive dhe janë raportuar 9 vdekje, kurse të shëruar kanë qenë 197 pacientë.