Ballina Artikuj Tre mesazhe për të kuptuar paralelizmin – balancin, mes jetës së kësaj...

Tre mesazhe për të kuptuar paralelizmin – balancin, mes jetës së kësaj dhe botës tjetër

Hoxhë Nexhmedin Ademi

a) Mësimi është gjëja e parë që mori njeriu sapo u takua me tokën. Zoti i mësoi Ademit emërtimet, gjallërinë e botës krahas përzgjedhjes hyjnore për të qenë njeriu dhe i dërguari i parë.

b) Në pamje të parë udhëzimi hyjnorë ishte një vendim i pashpresë për profetin Ibrahim që ta braktisë në një pjesë të shkretëtirës gruan Haxheren me djalin Ismailin a. s. Më pastaj ky vendim, rezultoi të shndrrohet në qendrën e thirrjes monoteiste – tevhidit në botën tokësore me ndërtimin e Qabesë. Pika fillestare e ndryshimit rrënjësor në jetën sociale.

c) Një djalosh i quajtur me pseudonimin “el – Emin” në shenjë pakënaqësie ndaj rendit ekzistues në shoqërinë mekase u izolua në shpellën Hira, jo për të ikur nga problemet, por për t’u mobilizuar që të ofroj mundësi për zgjidhjen e problemeve. Nëse është nevoja edhe duke e përmbysur rendin ekzistues.

Udhëzimi Hyjnorë paralelizon kërkesën për një zgjidhje të dobishme për jetën e kësaj bote – dunjan dhe botën tjetēr – Ahiretin.

Ka thënë Ibn Kajjimi All – llahu e mëshiroftë:
“Aty ku është dobia (interesi) i njerëzve aty është sheriati i Allahut xh.sh.”

Ndërsa Seid Kutbi All – llahu e mëshiroftë thotë:
“Mos kërko ta shohësh Zotin në botën tjetër, pa e pa në këtë botë”.

Kur’ani Fisnik na mëson që mos të tregohemi të pakujdesshëm dhe shpërfillës ndaj udhëzimit Hyjnor. Në Kur’an pëmendet:
“Dhe i Dërguari do të thotë: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka të urryer).“
[Kaptina el-Furkan, 30].

(Shkëputje nga hutbeja e xhumasë)

Hoxhë Nexhmedin Ademi

Exit mobile version