Tre lojtarë të PSG-së dalin pozitiv me koronavirus

PSG është rikthyer në stërvitje për tu përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kampionëve pasi që futbolli francez është anuluar.

Por rikthimi nuk ka qenë shumë i mirë për kampionët e Ligue 1 që u kurorëzuan me titullin e radhës pasi u mbyll sezoni, shkruan Indeksonline.

Tre futbollist dhe një anëtar i stafit të skuadrës kanë dalë pozitiv me koronavirus në testet e bëra.

Skuadra nuk i ka dhënë emrat e të infektuarëve por ka njoftuar se lojtarët janë izoluar dhe gjendja e tyre është e mirë.

PSG ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi në fazën e 1/8 ka mposhtur Dortmundin.