Ekzistojnë tre lloj raportesh:
1. Raporti i njeriut me Zotin e tij, bazohet në devotshmërinë.
2. Raporti i njeriut me veten e tij, bazohet në kërkim falje dhe në kryerjen e veprave të mira.
3. Dhe raporti i njeriut me njerëzit, bazohet në moralin e mirë.
● Raporti mes jush dhe Zotit tuaj: “Ki frikë Zotin kudo që të jesh” (Hadith i sakt), duhet të jet rregull, themel, slogan mes nesh dhe Zotit. Çështja bazohet në devotshmërinë, e cila është: “Të kesh frikë Allahun, të punosh me shpalljen e Tij, të kënaqesh me pak (atë që të është dhuruar), dhe të përgatitesh për ditën e ikjes (vdekjen) …” Kjo është ajo që është mes nesh dhe Zotit xh.sh..
● Raporti i njeriut me veten e tij: “Çdo bir i Ademit është mëkatar dhe mëkatarët më të mirë janë ata që pendohen.” (Hadith i sakt) Çfarë duhet të bëj me veten time, e cila bën shumë gabime?! “I kërkoj Zotit falje njëqind herë në ditë”. (Hadith i sakt) Duhet shumë kërkim falje, “Kërkoni falje nga Zoti juaj, me të vërtetë Ai është Falës, Ai do t’ju dërgojë qiellin me shi…” Nuh 10 – 12. Prandaj, kushdo që dëshiron këtë botë duhet të kërkojë falje dhe kushdo që dëshiron jetën e përtejme duhet të kërkojë falje “Dhe pasoje të keqen me një vepër të mirë dhe ajo do të fshihet”. (Hadith i sakt) Kjo duhet të jet motoja juaj kur bëni keq, sepse: “Çdo bir i Ademit është mëkatar” dhe pas çfo vepre të keqe ju duhet të bëni një vepër të mirë.
● Raporti i njeriut me njerëzit: “Dhe silluni me njerëzit me moral të mirë”. (Hadith i sakt) Morali i mirë të motivon të japësh, dhënia është vet dashuria, sepse dashuria është të japësh.
Karakteri i mirë u urdhërua nga Muhamedi a.s., kur e dërgoi Muadhin në Jemen, duke e porositur: “Dhe duhet të keni karakter të mirë” (Hadith i sakt), i Dërguari i Allahu xh.sh., në shumë raste na ka urdhëruar për moral të mirë siç thot: “Më e mira e veprave të mira është morali i mirë” (Hadith i sakt), ky hadith quhet nga dijetarët si zinxhiri i mirë (Hasen) nga i miri (Hasani) nga babai i të mirit (babai i Hasanit, Aliu r.a.) deri tek gjyshi i të mirit (gjyshi i Hasanit, Muhamedi a.s.).
Nga: Hoxhë Korab Hajraj