Tre civilë izraelitë janë therur për vdekje në një lagje pranë Ramallahut në Bregun e pushtuar Perëndimor, në qytetin Halamish. Ushtria izraelite thotë se sulmuesi është qëlluar dhe më pas është kapur.
Sulmi erdhi në fund të një dite plot përleshje midis palestinezëve dhe forcave izraelite, lidhur me masat e reja të sigurisë në vendin e shenjtë të Jerusalemit.
Tre palestinezë u vranë dje dhe qindra u plagosën në Jeruzalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor.
Presidenti palestinez Mahmud Abbas ka thënë se ka ngrirë të gjitha kontaktet me Izraelin, pasi ky i fundit ka instaluar detektorë metali në xhaminë e shenjtë, e njohur nga myslimanët si Haram al-Sharif dhe nga hebrenjtë si Mali i Tempullit. /MESAZHI/