Tre gjërat që mund të bëni vetëm me smartphonët e palosshëm Galaxy

Pavarësisht nëse jeni fan i Fold apo Flip, gjenerata Galaxy Z Fold6 dhe Flip6 do të ofrojnë më shumë mundësi për të maksimizuar aftësitë e AI. Më poshtë po listojmë tre gjëra që mund t’i bëni vetëm me këto pajisje.

Samsung prezantoi pak ditë më parë pajisjet e reja Galaxy Z Fold6 dhe Galaxy Z Flip6, e në fillim të këtij viti markoi fillimin e epokës së inteligjencës artificiale celulare përmes fuqisë së Galaxy AI. Me prezantimin e serisë së re Galaxy Z, Samsung po hzp dyert drejt një universi të ri, tek bashkon inteligjencën artificiale me faktorin e saj më të gjithanshëm dhe fleksibël të formës, të dizajnuar në mënyrë perfekte për të mundësuar një sërë përvojash unike celulare. Pavarësisht nëse jeni fan i Fold apo Flip, gjenerata Galaxy Z Fold6 dhe Flip6 do të ofrojnë më shumë mundësi për të maksimizuar aftësitë e AI. Më poshtë po listojmë tre gjëra që mund t’i bëni vetëm me këto pajisje.

Intuitë e pagabueshme; Besojini AI për mesazhet dhe përshkrimet tuaja në rrjetet sociale

Një funksion i sapo shtuar në tastierën Samsung gjeneron tekst të sugjeruar bazuar në fjalë kyçe të thjeshta për email dhe aplikacionet e mediave sociale. A nuk është thjesht fantastike? Për mediat sociale në veçanti, funksioni Composer krijon tekst për përshlrimet tuaja, që pasqyron personalitetin tuaj virtual duke analizuar postimet e mëparshme. Dhe për ato komunikime në lëvizje, ju mund t’u përgjigjeni teksteve me Përgjigje të sugjeruara që analizohen nga mesazhet tuaja më të fundit, për t’ju sugjeruar një përgjigje të përshtatshme. Me Galaxy AI, mund të përfitoni sa më shumë nga pajisja juaj me madhësi sa xhepi dhe shumë nga këto veçori të përshtatshme ekzistojnë në FlexWindow.

Galaxy Z Fold6 ofron gjithashtu një sërë veçorish dhe mjetesh të fuqizuara nga AI që maksimizojnë ekranin e madh dhe rrisin ndjeshëm produktivitetin. Note Assist në Samsung Notes ofron përkthim, përmbledhje dhe formatim automatik për shënime të thjeshta takimesh. Për më tepër, një veçori e transkriptit e integruar së fundmi mundëson transkriptimin, përkthimin dhe përmbledhjen e regjistrimeve zanore direkt në Notes. Tekstet në materialët PDF mund të përkthehen dhe të mbivendosen në mënyrë të përsosur përmes veçorisë së përkthimit të mbivendosjes së PDF-së në Notes– dhe madje mbështet tekstin në imazhe dhe grafikë.

Personalizim i pajisjes për të shprehur më mirë veten dhe mood-in tuaj

Nuk do të ishte Galaxy Z Flip pa mënyrat e ndryshme të personalizimit të kësaj pajisjeje. Me Photo Ambient të fuqizuar nga AI, një sfond mund të ndryshojë në kohë reale bazuar në kohën dhe motin. Ju mund të krijoni gjithashtu lehtësisht një pamje dhe ndjesi me opsionet e sugjeruara të paraqitjes së ekranit duke analizuar sfondin tuaj – të tilla si lëvizja e orës dhe ndryshimi i ngjyrës së kornizës. Kreativiteti gjithashtu shkon përtej FlexWindow.

Nuk keni pse kaloni nga njëri aplikacion në tjetrin për të publikuar kontentin tuaj

Nga shkrepja te redaktimi, ProVisual Engine i fuqizuar me AI në Galaxy Z Fold6 e çon kreativitetin tuaj në nivelin tjetër. Përvoja e avancuar e redaktimit me Photo Assist në ekranin e madh ndihmon për të krijuar pa mundim përmbajtje të nivelit profesional. Portrait Studio krijon një larmi stilesh të ndryshme portretesh si film vizatimor 3D ose pikturuar me bojëra uji për më shumë mundësi krijuese. Dhe nëse doni të shijoni çdo sekondë me një pamje më të detajuar, Instant Slo-mo ju lejon të ngadalësoni menjëherë një video duke gjeneruar korniza shtesë duke ruajtur një përvojë të qetë shikimi. Por ajo që është edhe me e veçantë është mundësia e ruajtjes ose ndarjes së drejtpërdrejtë të videove tuaja me miqtë dhe familjen në mënyrë që ata të mund t’i shijojnë gjithashtu. Nightography, e përmirësuar me video HDR ju lejon të kapni videot më të shkëlqyera — edhe në ndriçim të zbehtë — dhe shkon më tej duke bashkëpunuar edhe me aplikacionet e njohura të medieve sociale. Funksioni i shkrepjes gjatë natës është tashmë i disponueshëm përmes aplikacionit në Instagram, kështu që ju mund të bëni fotografi të mahnitshme gjatë natës dhe t’i dërgoni mesazhe ose t’i ndani ato drejtpërdrejt nga brenda aplikacionit.