Tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti në fshatin Jabllanicë të Komunës së Gjakovës.
Drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta ka bërë të ditur për Tëvë1 se informacionin e kanë marrë nga një qytetar në orën 23:00.
Qytetari ka vërejtur në atë lokacion një trup të pajetë.
Teve1 mëson se tre te miturit janë nga familje tl ndryshme, ndërkaq në momentin kritik kanë qenë brenda objektit.
Tashmë në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë në Gjakovë.
Lajmi po përditësohet…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vdekjen e tre fëmijëve në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, pasi janë zënë nga pllaka e një shtëpie të pabanuar.
Dy nga viktimat i përkasin moshës 15-vjeçare, kurse një i përket moshës 14-vjeçare.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha se në vend të ngjarjes janë njësitet policore, ambulanca dhe zjarrfikësit.
“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave”, tha Elezaj.
Tutje, ai tha në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me të cilin aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore. /teve1