Këshilli i Komunës së Tetovës sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën janë shpallur tri ditë ditë zie në Komunën e Tetovës për shkak të zjarrit të mbrëmshëm në spitalin modular për trajtimin e kovid ku humbën jetën, deri tani 14 persona.
9, 10 dhe 11 shtatori 2021 do të jenë ditë zie në Komunën e Tetovës për shkak të personave që kanë humbur jetën në zjarrin e mbrëmshëm.