Ka shkuar në pesë numri i të vrarëve në të shtënat që ndodhën në Xhaminë e Shenjtë Al Aksa.
Sic bëhet e ditur nga Euronews, në mesin e të vrarëve janë 3 palestinezë dhe 2 ushtarë izraelit.
Policia izraelite ndaloi qasjen në vendin ku ndodhet xhamia el-Aqsa, duke anuluar namazin e xhumasë për mijëra muslimanë që mblidhen atje çdo të premte.
Imami i xhamisë al Aksa, Mohammad Hussein, u bëri thirrje palestinezëve që të sfidojnë ndalesën. /MESAZHI/