Në përleshjet që shpërthyen të hënën midis të burgosurve të armatosur me armë dhe thika brenda burgut Latacunga në Ekuadorin qendror mbetën të vrarë 15 perona dhe 20 të tjerë të plagosur, sipas autoriteteve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët thanë se konflikti ka ndodhur mes grupeve vendore dhe ndërkombëtare të trafikut të drogës, të cilat i kanë kthyer burgjet e këtij vendi në arenë të masakrave të përsëritura, ndërsa lufta mes tyre bëhet për ndikim dhe për shpërndarje të drogës.
Drejtoria e burgjeve të Ekuadorit konfirmoi numrin e të vdekurve në burgun Latacunga, që ndodhet 80 kilometra në jug të kryeqytetit Quito.
Në rrjetet sociale janë publikuar video në të cilat dëgjohen të shtëna me armë zjarri dhe britmat e të burgosurve.
Rreth 316 të burgosur u vranë brenda burgjeve të Ekuadorit vitin e kaluar, sipas drejtorisë së burgjeve. Deri më tani gjatë këtij viti janë regjistruar 90 vdekje. Masakra më e rëndë ndodhi në shtator të vitit të kaluar në burgun Litoral në Guayaquil, ku u vranë 125 të burgosur.
Sistemi i burgjeve të Ekuadorit është projektuar për rreth 30 mijë njerëz, por që nga muaji i kaluar rreth 35 mijë të burgosur mbahen në 53 burgje shtetërore.
#Cotopaxi #Ecuador🇪🇨- Inmates seen attempting to escape at the #CPLCotopaxi No. 1. prison in #Latacunga as rioting brakes out, police tactical teams from the National Police and the Armed Forces responding according to SNAI (🎥@magacastal) pic.twitter.com/epbS3gzgvw
— CyclistAnons (@CyclistAnons) October 4, 2022